Bora dhe Donaldi do të vijnë me një film bazuar në historinë e tyre?

Bora dhe Donaldi do të vijnë me një film bazuar në historinë e tyre?

Prej disa javësh Bora Zemani dhe Donald Veshaj kanë bërë kureshtarë ndjekësit e tyre në Instagram, pasi janë shprehur se janë duke punuar për projekte të bukura, ndaj këtë verë ata nuk do të mund të bëjnë pushime.

Edhe pse ata vetë nuk kanë zbuluar detaje, mesa duket çifti që ka rrëmbyer zemrat e mbarë shqiptarëve me historinë e tyre të dashurisë, ka zgjedhur që të vijë pranë të gjithë fansave me një film.

Burime pranë revistës “Bordo” mësojnë se filmi do të jetë më shumë si një ‘reality show’ pasi emrat dhe historia që do të tregojnë do të jetë e tyre. E nëse është kështu, të gjithë ne biem dakord që suksesi do të jetë i garantuar..

Po të njëjta burime mësojnë se skenarist i filmit do të jetë Besmir Mustafaj, i cili ka qenë skenarist edhe te filmi aq i suksesshëm i Ermal Mamaqit “Dy gisht Mjaltë”.

Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim për të mësuar të tjera detaje.., ndoshta edhe nga vetë Bora dhe Donaldi..

Related Articles