Dafina Zeqiri vë në pah të pasmet në imazhet nga performanca e fundit

Dafina Zeqiri vë në pah të pasmet në imazhet nga performanca e fundit

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri ka qenë tejet aktive gjatë kësaj periudhe, me koncerte e mbrëmje të shumta muzikore.

Artistja ka mahitur publikun me secilën performancë, teksa është shfaqur tejet atraktive dhe me veshje plot stil.

E tillë është Dafina është paraqitur edhe në një nga koncertet e fundit, imazhe nga i cili ndau edhe me fansat e saj në Instagram.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Në foto, autorja e “Kaje” shihet e veshur me pantallona xhins të shkurtër që ia theksonin të pasmet joshëse, të kombinuar me bluzë të zezë dhe çizme të gjata me taka.

34-vjeçarja dukej më në formë se kurrë më parë, teksa linjat e saj morën gjithë vëmendjen.

“Si mua”, ka shkruar Dafina në mbishkrimin e fotografive, e që morën komentet të shumta nga ana e admiruesve të saj.

Kujtojmë që këngëtarja ka paralajmëruar se shumë shpejt do të sjell një bashkëpunim të ri me kantautorin Elgit Doda.

Related Articles