Bord i Paqes në Uashington, Osmani shihet duke diskutuar me krerë shtetesh që s’e kanë njohur Kosovën

Bord i Paqes në Uashington, Osmani shihet duke diskutuar me krerë shtetesh që s’e kanë njohur Kosovën

Presidentja Vjosa Osmani ka publikuar pamje nga takimet e saj para të nisë takimi inaugurues i Bordit të Paqes në Washington.

Osmani shihet duke diskutuar me liderët që shkuan atje për këtë nismë të presidentit Trump, përfshirë të shteteve mosnohëse.

Ajo u pa duke folur me presidentin e Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, si dhe me kryeministrin e Armenisë, Nikol Pashinyan.

“Në Washington DC, para takimit inaugurues të Bordit të Paqes me Presidentin Trump dhe liderë të tjerë botërorë, për t’i avancuar përpjekjet e përbashkëta për paqe dhe siguri globale”, shkroi Osmani.

Related Articles