Bordi i drejtuesve të Manchester Unitedit është i ndarë për punësimin e Antonio Contes për të zëvendësuar trajnerin Ole Gunnar Solskjaer.
Sipas mediumit The Sun, pas bisedimeve të krizës në klub, norvegjezi do të jetë trajner edhe trajner së paku edhe për udhëtimin e së shtunës në Tottenham.
Por një tjetër humbje mund ta ndryshojë këtë, megjithëse bordi drejtues nuk ka vendosur se me kë duan të zëvendësojnë Solskjaerin.
Italiani Conte është favoriti i lojtarëve për të marrë këtë detyrë dhe ka mbështetjen e disa drejtuesve të United.
Por, është e pasigurt nëse 52-vjeçari do të përfaqësonte ‘rrugën e Unitedit’ nëse ai do të merrte drejtimin – dhe kjo po shkakton një ndarje në hierarkinë e klubit.
Conte ka një reputacion për një stil të mirë-organizuar dhe të disiplinuar të lojës – në vend të futbollit fluid, sulmues me të cilin janë mësuar tifozët e Manchester Unitedit.