Prishtina Weather ka njoftuar se në fillim të kësaj jave do të ketë të reshura shiu dhe rënie të temperaturave. Sot priten edhe reshje bore në zona të larta malore. Ndërkohë, mesi i javës pritet të jetë kryesisht me vransira dhe i thatë, e të reshurat rikthehen sërish në fundjavë.
Pas një moti të qëndrueshëm, që patëm këto dy javë, gjatë javës së katërt të nëntorit, kemi një ndryshim të situatës sinoptike. Në ditët e para të javës por priten mundësi për reshje të dobëta shiu, dhe një rënie e temperaturave më afër vlerave mesatare.
Më pas ditën e mërkurë e të enjte, të reshurat pushojnë, por që mbetet mot kryesisht me vransira, e nga dita e premte dhe fundjavë sërish rikthehen gjasat për të reshurat e shiut. Reshje dëbore gjatë ditës së martë, mund të ketë vetëm në zona të larta malore.
Koncentrimi i ndotësve ajror do të jetë i rritur gjatë këtyre ditëve, ndaj edhe indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta. Ditën e martë kur po parashihet të ketë më shumë qarkullim ajror, cilësia e ajrit edhe kalon në vlera të pranueshme dhe mesatare.
23.11 – Kryesisht vranët dhe më ftohtë. Paradite vende-vende vazhdojnë reshjet e dobëta të shiut. Gjatë ditës reshjet pushojnë.
24.11 – Ftohtë, kryesisht me vransira, por pa të reshura.
25.11 – Kryesisht me vransira, e ditën edhe intervale me diell.
26.11 – Kryesisht me vransira, paradite me mundësi për reshje të dobëta shiu.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 3C deri 5C, e ato maksimale zbresin deri në 7C të mërkurën, e të enjten shënojnë një rritje të lehtë në 10C.
Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja ditën e martë 4-8m/s, e nga dita e enjte edhe nga juglindja mesatarisht e fuqishme 4-10m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes në ditët vijuese, e më pas në rënie./Gazeta “Enigma”/