Kryeministri britanik, Boris Johnson, është shprehur i frikësuar në atë, siç tha, se presidenti rus, Vladimir Putin, mund të përdorë armë kimike në Ukrainë.
Sipas tij, meqë kjo do të ishte përjashtimisht nga libri i ”lojërave të Rusisë”, shkruan Skynews, transmeton Gazeta Enigma.
Johnson tha se e vetmja mënyrë se si mund të përfundojë lufta në Ukrainë është nëse presidenti rus kupton se ka bërë një ”gabim katastrofik”.
Mes tjerash. ai përsëriti frikën e zyrtarëve perëndimor se Putini mund të vendosë armë kimike në Ukrainë, pasi Moska e akuzoi Kievin se po planifikonte t’i vendoste ato në fushën e betejës.
“Gjërat që po dëgjoni për armët kimike janë jashtë librit të tyre”, tha ai.
”Ata fillojnë të thonë se ka armë kimike që janë ruajtur nga kundërshtarët e tyre ose nga amerikanët”./Gazeta Enigma/