Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka nisur seancën e parlamentit në Londër duke kujtuar ngjarjet e ndodhura para 27 vjetëve në Bosnjë e Hercegovinë.
“Këtë javë ne kujtojmë gjenocidin e kryer në Srebrenicë, dhe viktimat e këtyre ngjarjeve të tmerrshme. Ne duhet të mësojmë nga mësimet e historisë dhe të bëjmë nga ana jonë krejt çka është e mundur që të ndalojmë që një gjë e tillë të mos ndodh më kurrë”, tha Johnson, që është kryeministër deri më 5 shtator.
“ Ne do vazhdojmë të luftojmë mohuesit e krimeve të luftës në Bosnjë e Hercegovinë dhe vende tjera”, shtoi kryeministri britanik.
Më 11 korrik 1995, forcat policore, militare e para-militare të Republika Sërpska në Bosnjë, vranë mbi 8 mijë burra e djem boshnjak. Kjo masakër njihet si vrasja më e madhe ndaj civilëve në Evropë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.