Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, ka thënë se do të mbështesë Suedinë dhe Finlandën nëse sulmohen mes debatit brenda të dy vendeve nëse do të anëtarësohen në aleancën e NATO-s.
Johnson ndodhet në një udhëtim 24-orësh ku do të takohet me liderët e Suedisë dhe Finlandës për të diskutuar mbi pushtimin e vazhdueshëm të Ukrainës.
“Ne jemi të palëkundur dhe të qartë në mbështetjen tonë për Suedinë dhe Finlandën dhe nënshkrimi i këtyre deklaratave të sigurisë është një simbol i sigurisë së përjetshme midis kombeve tona”, tha ai në një deklaratë./Gazeta Enigma/