Ushtria ruse do të “asgjësohej” nga përgjigja ushtarake e Perëndimit, nëse Vladimir Putin përdor armë bërthamore kundër Ukrainës, ka paralajmëruar shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.
“Putini thotë se nuk po bën bllof. Epo, ai nuk mund të përballojë bllofin. Duhet të jetë e qartë për njerëzit që mbështesin Ukrainën dhe Bashkimin Evropian, se vendet anëtare, Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja, nuk po bëjnë bllof”, tha Borrell, në Bruksel.
“Çdo sulm bërthamor kundër Ukrainës do të krijojë një përgjigje, jo një përgjigje bërthamore, por një përgjigje kaq të fuqishme nga ana ushtarake, saqë ushtria ruse do të asgjësohet”, tha Borrel.