Kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, ka thënë se Bashkimi Evropian nuk do të pezullojë ndihmat për autoritetet palestineze, siç u njoftua më herët.
Borrell e bëri këtë deklaratë në një postim në platformën e mediave sociale X, e njohur më parë si Twitter, duke shtuar: “Pezullimi i pagesave – duke ndëshkuar të gjithë popullin palestinez – do të kishte dëmtuar interesat e BE-së në rajon dhe vetëm do të kishte inkurajuar më tej terroristët”, shkruan AlJazeera.