Borrell deklarohet pas takimit me Kurtin

Borrell deklarohet pas takimit me Kurtin

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka deklaruar se situata në veri të Kosovës duhet të depërshallëzohet urgjentisht. Ai ka takuar kryeministrin Albin Kurti, në margjinat e forumit që po mbahet në Bratisllavë.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së ka thënë se situata aktuale është e rrezikshme dhe e paqëndrueshme.

“Takova kryeministrin Albin Kurti, në Bratisllavë, për të diskutuar tensionet në veri të Kosovës. Situata aktuale është e rrezikshme dhe e paqëndrueshme. Kemi nevojë për depërshkallëzim urgjentdhe zgjidhje përmes dialogut për t’iu rikthyer punës sonë për zbatimin e Marrëveshjes së arritur”, ka shkruar ndër të tjera Borrell i cili në takim ishte i shoqëruar edhe nga emisari për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak.

Related Articles