Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Fqinjësi, Joseph Borrell, ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për takim në Bruksel.
Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Peter Stano, përmes një konference për media, derisa u tha se data e këtij takimi nuk dihet ende.
“Disa herë kemi thënë se do të ketë takim mes presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti. Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell, i ka ftuar ata të vinë në Bruksel. Do të japim datën e saktë kur të jetë e caktuar”, tha Stano.
Edhe pse është pyetur sa i përket situatës së tensionuar në veri të Kosovës, ku ka pasur hedhje të shokë-bombave, nuk ka dashur të komentojë.