Borrell: Moslejimi i mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë, në kundërshtim me vlerat e Evropës

Borrell: Moslejimi i mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë, në kundërshtim me vlerat e Evropës

Bashkimi Evropian beson se vendimi i Kosovës që të mos lejojë mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në territorin e saj është në kundërshtim me përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave evropiane dhe parimit të mbrojtjes së të drejtave demokratike të qytetarëve të saj, duke përfshirë këtu edhe komunitetet joshumicë.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Joseph Borrell, ka deklaruar se mbajtja e zgjedhjeve serbe në Kosovë nuk ishte dakorduar në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe përkujtoi se deri më tani ekzistonte një praktikë që mundësonte votimin në Kosovë,me mbështetjen e OSBE-së dhe BE-së.

Ai tha se ky ka qenë opsioni më i realizueshëm për zgjedhjet e 3 prillit 2022, duke theksuar se BE-ja mbështeti në mënyrë aktive përpjekjet e bashkërenduara të bashkësisë ndërkombëtarë për të gjetur një zgjidhje.

“Përpjekjet e bashkërenduara të bashkësisë ndërkombëtare për të gjetur një zgjidhje që do t’u mundësonte votuesve me të drejtë vote në Kosovë të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike dhe të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Serbi më 3 prill dhe shpreh keqardhje që nuk është arritur asnjë konsensus”, shkruan mediumi serb N1.

Related Articles