Borrell propozon financim 20 miliardësh për Ukrainën

Borrell propozon financim 20 miliardësh për Ukrainën

Shefi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka propozuar këtë të enjte financim prej 20 miliardë euro për Ukrainën në mënyrë që ajo të mund të blejë armë, municion dhe pajisje ushtarake për katër vjet.

“Ky është një vlerësim i nevojave dhe çmimi i angazhimit për sigurinë afatgjatë të Ukrainës”, është shprehur Borrell, raporton Deutsche Welle.

Ai këtë propozim e ka bërë gjatë takimit me ministrat e jashtëm të BE-së, por që do të ketë shqyrtim të mëtejmë nga qeveritë përkatëse në mënyrë që të lëvizet përpara.

Fondi do të jetë i dedikuar në sektorin e Politikës Lehtësuese Evropiane e krijuar më 2021 për të financuar veprime që parandalojnë konflikte, ndërtojnë paqe dhe forcojnë sigurinë ndërkombëtare.

Related Articles