Borrell: Vendi i Ballkanit Perëndimor është në Bashkrimin Evropian

Borrell: Vendi i Ballkanit Perëndimor është në Bashkrimin Evropian

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian,  Josep Borrell, ka thënë se shtetet e Ballkanit Perëndimor e kanë vendin në BE.

Ai kështu u deklarua në platëformën X derisa e postoi një fotografi familjare nga takimi i ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor me ata të BE-së.

“Kryesimi i takimit ministror BE – Ballkani Perëndimor këtë mbrëmje me 6 ministrat e rajonit”.

“Ne duam të avancojmë integrimin e rajonit në vendimmarrjen tonë, duke përfshirë politikën e jashtme dhe të sigurisë – tashmë përpara anëtarësimit”.

“Vendi i Ballkanit Perëndimor është në BE”, ka thënë Borrell.

Related Articles