Borrelli  i shqetësuar me situatën e krijuar nga serbët në Kosovë

Borrelli  i shqetësuar me situatën e krijuar nga serbët në Kosovë

Kryediplomati evropian, Josep Borrell, ka thënë se situata e krijuar nga serbët në Kosovë, fort po e shqetëson BE-në.

“Shqetësuese është Kosova. Ne menduam se gjërat u qetësuan pas marrëveshjes për targat. Por sërish serbët e Kosovës, pas arrestimit të një ish-polici serb u përgjigjën me shumë probleme nëpër rrugë, duke i bllokuar ato, madje duke hedhur shok-granata ndaj disa prej zyrtarëve tanë policor. Kjo është e papranueshme. E di që të dy palët duan ta deeskalojnë situatën. Fuqishëm i thërras ato që ta bëjnë një gjë të tillë”, tha Borrell, nga Brukseli gjatë nisjes së punimeve të Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme të Unionit.

“ Por në këtë rast unë isha në kontakt me kryeministrin Kurti,  Miroslav Lajçakun dhe presidentin Vuçiq. Kjo prishje e rendit publik, kjo dhunë nuk janë të përballueshme. Ata duhet t’i kthehen dialogut, duhet ta tejkalojnë tendencën për t’u përballur në rrugë e krijuar bllokada. Kjo nuk është mënyra për të arritur marrëveshje apo vazhduar bisedimet e për të kërkuar zgjidhje, e për të vazhduar procesin e normalizimit në të cilin ata janë të angazhuar”, iu tha Borrell mediave.

Related Articles