Borussia Dortmund fiton ndaj Wolfsburg dhe merr pozitën e parë, Haaland kthehet nga lëndimi me gol

Borussia Dortmund fiton ndaj Wolfsburg dhe merr pozitën e parë, Haaland kthehet nga lëndimi me gol

Borussia Dortmund ka fituar si mysafir i Wolfsburg me rezultat 3-1, në kuadër të javës së 13-të në Bundesliga.

Ujqërit e nisën më mirë takimin, duke realizuar që në start.

Wout Weghorst ishte ai që shënoi me kokë për 1-0.

Në minutën e 35-të, Borussia fitoi penallti, ku nga pika e bardhë doli të jetë i saktë, Emre Can.

Më rezultat të barabartë u mbyll pjesa e parë, ndërsa e dyta solli shumë më shumë raste.

Dortmund mori epërsinë në minutën e 55-të kur Marco Reus asistoi te Donyell Malen që shënoi për 2-1.

Erling Haalnd u kthye në dëmtimi pas një kohë dhe vetëm pas tetë minutash në fushë ai gjeti golin.

Zhvillohej minuta e 81-të, kur Juluan Brandt asistoi te Halaand që shënoi për 3-1.

Edhe pse kishte raste tjera deri në fund, rezultati nuk ndryshoi dhe Borussia Dortmund, mori tri pikë e radhës, që përkohësisht e bëjnë lider në Bundesliga me 30 pikë, dy më shumë se Bayern Munich. 

Rezultatet e ndeshjeve të javës 13-të në Bundesligë Gjermane:

Bochum 2:1 Freiburg

FC Cologne 4:1 Borusia Monchemgladbach

Greuther Furth 3:6 Hoffenham

Wosburg 1:3 Borusia Dortmund

Bayern Munich ? : ? Arminia Biellefeld

Dje

WFB Stuttgart 2:1 Mainz

Nesër

Eintraht F. ?:? Union Berlin

 RB Leipzig ?:? Bayer Lewerkusen

Tabela:

Related Articles