Hertha Berlin ka fituar në shtëpi ndaj Borussia Dortmund me rezultat 3-2 në xhiron e 18-të të Bundesligas.
Goli i parë në ndeshje u shënua nga Hertha me Myziane Maolida, por u anulua me VAR.
Pastaj ishte Julian Brandt që hapi shifrat, duke shënuar për 1-0, rezultat me të cilën u mbyll pjesa e parë.
Hertha Berlin barazoi shifrat në minutën e 51-të kur Ishak Belfodil shënoi për 1-1.
Në minutën e 57-të, kryeqytetasit kthyen epërsinë, kur Marco Richter shënoi për 2-1.
I njëjtë lojtari Richter shënoi për 3-1 në minutën e 69-të.
Borussia u kthye në lojë në minutën e 83-të, kur Raphael Guerreiro asistoi te Steffen Tigges që shënoi për 3-2.
Deri në fund nuk kishte më gola dhe Hertha mori një fitore të rëndësishme që e ngjit në vendin e 11-të me 21 pikë.
Borussia mbetet e dyta me 34 pikë, nëntë më pak se Bayern Munich.