Borussia Moenchengladbach ka shënuar fitore ndaj Bayern Munich me rezultat të thellë 5-0 në kuadër të DFB Pokal, duke i eliminuar bavarezët nga kjo garë.
Një humbe e thellë dhe turpëruese për Bayernin, që startoi në këtë takim me 11-shem më të fortë të mundshme.
Se vendasit e kishin marr shumë seriozisht takimin, tregon edhe goli i shënuar që në minutën e dytë me Kauadio Kone për 1-0.
Në minutën e 12-të rezultati shkoi në 2-0 kur Ramy Bensebain shënoi nga afërsia e zonës.
I njëjti lojtar shënoi për 3-0 në minutën e 21-të, rezultat që mbylli pjesën e parë.
Në pjesën e dytë ishte radha e Breel Embolo, ku zvicerani fillimisht shënoi në minutën e 51-të për 4-0.
Luca Netz asistoi te Embolo në minutën e 58-të, që qoi rezultatin në 5-0.
Bayerni pas këtij rezultati kishte tri raste të njëpasnjëshme, por që nuk u kthyen në gol.
Serge Gnarby, thoma Muller dhe Corentin Tolisso provuan, por pa sukses.
Deri në fund nuk kishte më gola dhe G’ladbach marrin një fitore të madhe ndaj një kundërshtari si Bayern Munich.