Dhjetëra shkyçje janë duke u ekzekutuar çdo ditë në të gjitha njësitë e operimit, me fokus konsumatorët që nuk kanë kryer obligimet e tyre ndaj shpenzimit të ujit.
Kështu kanë njoftuar nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”.
“Ju rikujtojmë të gjithë konsumatorëve që të kryejnë sa më parë pagesat e prapambetura ndaj KRU “Gjakova”, për të shmangur masat e shkyçjes. Po ashtu, ju ofrojmë mundësinë e riprogramimit të borxhit me këste deri në 36 muaj, për ta lehtësuar pagesën tuaj”, thuhet në postimin në Facebook të kompanisë.