Oficerët e policisë së Agjencisë Shtetërore të Hetimit dhe Mbrojtjes (SIPA) në Bosnje e Hercegovinë, arrestuan sot në zonën e Zvornikut shtatë persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Gjenocidit”.
SIPA thekson se kjo vepër penale ka të bëjë me veprat penale “Përgjegjësia individuale dhe komanduese” dhe “Ndihma”, të cilat janë të parapara me Kodin Penal të BeH-së.
Personat e arrestuar thuhet se do t’i kalojnë juridiksionit të mëtejshëm të Prokurorisë së Bosnjë-Hercegovinës pas përpunimit penal në ambientet e SIPA-s.
Personat që u arrestuan dyshohet se kanë marrë pjesë në gjenocidin në Srebrenicë në korrik 1995.
SIPA ende nuk ka bërë të ditur detajet e aksionit të sotëm, ndërsa më vonë do të bëhet e ditur se cilët janë arrestuar shtatë persona.