Botërori 2026: Sllovakia trondit Gjermaninë, fitore të mëdha për Spanjën e Belgjikën

Botërori 2026: Sllovakia trondit Gjermaninë, fitore të mëdha për Spanjën e Belgjikën

Kualifikimet evropiane për FIFA Ëorld Cup 2026 sollën surpriza të mëdha mbrëmjen e sontme.

Kryefjala ishte fitorja e Sllovakisë 2-0 kundër Gjermanisë në Bratislavë, një nga befasitë më të mëdha deri tani në këtë edicion.

Gjermania e Julian Nagelsmann u mposht nga Sllovakia me golat e David Hancko dhe David Strelec, duke mbetur pa pikë pas ndeshjes së parë. Ndërkohë, Irlanda e Veriut triumfoi 3-1 ndaj Luksemburgut, duke u ngjitur në krye të grupit.

E, Spanja nuk gaboi në transfertë kundër Bullgarisë, duke fituar 3-0 me golat e Oyarzabal, Cucurella dhe Merino, teksa Turqia e Vincenzo Montellës, nga ana tjetër, zhvilloi një ndeshje dramatike në Tbilisi, duke mundur Gjeorgjinë 3-2 falë dopietës së Kerem Akturkoglu.

Në Roterdam, Holanda dhe Polonia ndanë pikët me barazim 1-1. Dumfries shënoi për “Tulipanët”, por një super-gol i Matty Cash barazoi gjithçka, ndërsa Lituania dhe Malta gjithashtu barazuan 1-1, duke mbetur në fund të tabelës.

Në anën tjetër, Uellsi arriti një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Kazakistanit, me golin e Kieffer Moore, kurse, Belgjika u tregua e pamëshirshme kundër Lihtenshtajnit, duke fituar 6-0 me golat e Tielemans (2), De Bruyne, De Cuyper, Theate dhe Fofana.

Renditjet pas ndeshjeve:

Grupi A: Irlanda e Veriut dhe Sllovakia – 3 pikë; Gjermania dhe Luksemburgu – 0 pikë

Grupi E: Spanja dhe Turqia – 3 pikë; Gjeorgjia dhe Bullgaria – 0 pikë

Grupi G: Holanda dhe Polonia – 7 pikë; Lituania 2, Malta 1

Grupi J: Uellsi 9 pikë, Belgjika 6, Kazakistani 3, Lihtenshtajni 0

Kualifikimet vazhdojnë këtë fundjavë me përballje të tjera interesante, ku pritet të qartësohen më shumë pretendentët për biletën e drejtpërdrejtë drejt Botërorit 2026.

Related Articles