Kupa e Botës ka mbetur pa një lojtar të madh.
Philippe Coutinho nuk do të mundë të luajë në “Katar 2022”, i cili do të fillojë më 20 nëntor.
Ylli brazilian u lëndua së fundmi dhe do të mungojë disa javë.
Kjo nënkupton se ish-futbollisti i Interit, Espanyolit, Liverpoolit, Barcelonës dhe Bayern Munichut, s’do ta mundë ta ndihmojë “Seleçaon” në Botëror.
“Coutinho ka pësuar tërheqje muskulore në këmbën e djathtë. Nuk e di se sa do të jetë jashtë fushës së blertë, do ta shohim pas pauzës”, deklaroi trajneri i ri i Aston Villës, Unai Emery.
Sipas të gjitha gjasave, Coutinho do të mungojë deri në 6 javë dhe me këtë rast do të mungojë në Kupën e Botës, e cila do të fillojë pas më pak pas 2 javësh.