BQK realizoi vjet 24 milionë euro të hyra, 12 milionë i kalojnë buxhetit të shtetit

BQK realizoi vjet 24 milionë euro të hyra, 12 milionë i kalojnë buxhetit të shtetit

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se gjatë vitit të kaluar ka realizuar të ardhura neto në vlerë 24 milionë euro.

Gjysma e kësaj shume, pra 12 milionë euro, do të transferohet në buxhetin e shtetit, ndërsa gjysma tjetër do alokohet në rezervat e përgjigjthshme të BQK’së, shkruan Reporteri.net.

“Në bazë të këtyre dispozitave, 12 milionë euro nga të ardhurat e ndashme për vitin 2025 do të transferohen në buxhetin e shtetit, ndërsa pjesa tjetër do të alokohet në rezervat e përgjithshme të BQK-së, në përputhje me kërkesat ligjore dhe ruajtjen e qëndrueshmërisë financiare institucionale. Ky është viti i tretë radhazi që Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ndan të ardhura për buxhetin e shtetit, duke e çuar vlerën totale të transferimeve në afër 38 milionë euro”, thuhet në njoftim.

BQK thotë se miratimi i pasqyrave financiare me opinion të pastër nga auditori i jashtëm dhe ndarja e të ardhurave për buxhetin e shtetit “reflektojnë forcimin e mëtejshëm të qeverisjes institucionale, administrimit financiar, transparencës dhe llogaridhënies së BQK-së, në përputhje me mandatin e saj ligjor”.

Related Articles