Majlinda Bregu, sekretare e përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, ka thënë që nuk ka arsye se përse Kosovës t’i mohohet liberalizimi i vizave.
“Nuk gjej arsye aty ku nuk kam asnjë element me të cilin të justifikoj pse sot në vitin 2022, Kosova e cila është pjesë e Ballkanit Perëndimor dhe për të cilën Bashkimi Evropian e ka përcaktuar si prioritet gjeostrategjik, të mos ketë mundësi të udhëtojë lirshëm në Evropë”, ka thënë Bregu në një intervistë.
“Nuk ka arsye as në rritjen e numrit të azilkërkuesve dhe nuk ka arsye pse Kosova duhet të jetë ende peng dhe të mos ketë liberalizim të vizave”.