Brenda 10 ditë u kap 3 herë narkotikë në Burgun e Dubraves

Brenda 10 ditë u kap 3 herë narkotikë në Burgun e Dubraves

Bazuar në raportin e bastisjes të përpiluar nga oficerët korrektues, raportohet se gjatë kontrollimit të hapësirës në mes të pavijonit 5 dhe 6 janë gjetur rreth 7 gramë marihuanë.

Ndërsa në hapësirat e pavijonit 6 është gjetur një qese e zezë me 15 gram marihuanë e ndarë në 14 qese të vogla.

Raporti i plotë:

  1. Korrektuese Dubravë 12.02.2024-14:00. Bazuar në raportin e bastisjes të përpiluar nga oficerët korrektues, raportohet se gjatë kontrollimit të hapësirës në mes të pavijonit 5 dhe 6 është gjetur 3 gram marihuanë e ndarë në katër copa letre. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet tutje nga anti-droga e Pejës.
  2. Korrektuese Dubravë 17.02.2024-14:45. Bazuar në raportin e bastisjes të përpiluar nga oficerët korrektues, raportohet se gjatë kontrollimit të hapësirës në mes të pavijonit 5 dhe 6 është gjetur 4 gram marihuanë e ndarë në shtatë copa letre. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet tutje nga anti-droga e Pejës.
  3. Korrektuese Dubravë 22.02.2024-13:05. Bazuar në raportin e bastisjes të përpiluar nga oficerët korrektues, raportohet se gjatë kontrollimit të hapësirës së pavijonit 6 është gjetur një qese e zezë me 15 gram marihuanë e ndarë në 14 qese të vogla. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet tutje nga anti-droga e Pejës.

Related Articles