Brenda 24 orëve, Anglisë i rriten infektimet për 20 %, edhe pse me mbi 44 milionë të vaksinuar

Brenda 24 orëve, Anglisë i rriten infektimet për 20 %, edhe pse me mbi 44 milionë të vaksinuar

Gjatë ditës së sotme, numri i rasteve ditore me COVID-19 në Britaninë e Madhe ka shkuar në 18 mijë e 270 brenda 24 orëve, duke bërë kështu që numri i rasteve të sotme të jetë më i larti që nga 3 shkurti i këtij viti.

Siç raportojnë mediat britanike, shifrat e 24 orëve të fundit shënojnë një rritje për 20 përqind të infektimeve.

Pas rritjes së rasteve ekspertët paralajmërojnë se vendi është në prag të kaplimit nga një vale e tretë e Covid-19 si rezultat i variantit Delta i cili është shumë lehtë i transmetueshëm tek të tjerët.

Kjo rritje alarmante e rasteve të reja në Angli vjen edhe përkundër faktit se atjë janë vaksinuar me dozën e parë mbi 44 milionë qytetarë./Gazeta Enigma/

Related Articles