‘‘Brenda një muaji duhet të shkojë në Kuvend për shqyrtim’’, Cakolli tregon se çfarë ndodhë tani me Ligjin për Specialen

‘‘Brenda një muaji duhet të shkojë në Kuvend për shqyrtim’’, Cakolli tregon se çfarë ndodhë tani me Ligjin për Specialen

Eugen Cakolli, në një lidhje për Kosova Live, në T7, është deklaruar lidhur me kthimin e ligjit për Speciales.

Cakolli ka thënë se ligji në fjalë duhet që sërish të shkojë për shqyrtim në seancë.

‘’Brenda një muaji ky ligj duhet të shkojë sërish për shqyrtim në seancë. Por në seancë mbetet të shihet nëse Komisioni për Legjislacion do të propozojë ndryshime specifike, ose, nëse do t’i lihet në diskrecion deputetëve që ta votojnë ligjin kështu siç ka qenë, për çka nevojitet 61 vota, e për të cilin pastaj nuk duhet më fare dekret i Presidentes. Pra ose votohet ashtu siç ka qenë, ose votohet me ndryshime, ose nëse nuk votohet fare konsiderohet brenda 4 jave që projektligji nuk ka hyrë asnjëherë në fuqi dhe si i tillë bie poshtë’’, ka deklaruar ai.

Related Articles