Brenda rrjetit të tuneleve që Hamasi i përdor për të transportuar armë dhe të kryej sulme

Brenda rrjetit të tuneleve që Hamasi i përdor për të transportuar armë dhe të kryej sulme

Izraeli pretendon se ka shkatërruar pjesën më të madhe të rrjetit të tuneleve nëntokësore të Hamasit në Rripin e Gazës, pas bombardimeve të kryera për gjashtë ditë me rend.

Helikopterë, aeroplanë dhe raketa të kalibrit të ndryshëm, janë përdorur për të goditur pjesën veriore dhe lindore të Gazës, ku mbi 1.000 bomba goditën “komplekset” dhe tunelet që përdoreshin nga militantët e Gazës, transmeton Telegrafi.

Ushtria izraelite këmbëngul në shkatërrimin e plotë të rrjetit të tuneleve që i hapi Hamasi, organizatë kjo që mori kontrollin e Rripin të Gazës në vitin 2007, ku nga këto tunele ka arritur të lansojë raketa në drejtim të territorit të Izraelit.

E këto tunele të Hamasit janë dëshmuar si “vegël” tejet efektive gjatë luftimeve të vitit 2014 kundër ushtrisë izraelite, ku militantët i përdornin për të transportuar armë dhe të futen në shtetin izraelit – por ishin forcat izraelite ato qe me raste u kanë organizuar pritë duke i detyruar të kthehen në Gazë.

Tunelet e para të ndërtuara nga Hamasi ishin bërë në vitin 2007 mes Rripit të Gazës dhe Egjiptit, dhe ishin dizajnuanr për kontrabandimin e mallrave dhe t’i rezistojnë bllokadës izraelite.

Megjithatë, disa rrjete të tyre ende ekzistojnë në Gaza. Njëri prej tyre ishte përdorur për të bombarduar Izraelin vite më parë. E tunele tjera që u ndërtuan rezultuan me bombardime të ashpra ku si pasojë kishin humbur jetën pesë ushtarë izraelitë.

Tunelet shtrihen në dhjetëra kilometra hapësirë dhe kalojnë përmes Rripit të Gazës në drejtim të qyteteve Khan Younis, Jabalia dhe në kampin e refugjatëve Shai. Gjithashtu çojnë në drejtim të Izraelit.

Gjithashtu janë përdorur nga islamistët e tjetër përfshirë ata të lëvizjes xhihadiste në Palestinë. Shpesh përdoren për strehimin e raketa dhe municionit si dhe radio-lidhjeve që ndihmojnë në organizimin e sulmeve nga militantët.

Related Articles