Ibrahim Rexha, nga fshati Bresalcë i komunës së Gjilanit, ka folur në lidhje me dëmet që ka shkaktuar breshëri në kulturat bujqësore.
Ai theksoi se breshëri që ka rënë sot, i ka dëmtuar mbi tri hektarë, që i ka pasë të mbjella me grurë.
“Kemi pasë shumë dëme në grurë, sot ja ka dhënë fundit, ka pasë shumë breshër. Tre hektarë e 40 ari i kam me grurë, kemi bërë kërkesë në komunë për dëmshpërblim. Më ka premtuar se do të më bëjnë zgjidhje”, është shprehur bujku.
“Nuk e mbajë mend, që 40 vjet mbjelli grurë, kurrë s’ka ndodh me pasë kësi humbje. Na kanë premtuar komuna dhe ministria e Bujqësisë për dëmshpërblim”, shtoi ai.