Një foshnjë 20-muajshe ka vdekur pasi është goditur nga një breshër katër centimetrash gjatë një stuhie të fortë në verilindje të Spanjës.
Vajza ishte me prindërit e saj në rajonin e Katalonjës kur ajo u godit nga breshëri, tha kryebashkiaku Carme Vall.
Vajza vdiq nga trauma e rëndë në kokë në spital të mërkurën në mëngjes.
Breshëri që e goditi atë ishte 10 centimetra në diametër.
Emri dhe kombësia e vajzës ende nuk janë raportuar.
Të paktën 50 persona u trajtuan për lëndime pas stuhisë, sipas mediave lokale.
Zonja Vall, kryetarja e bashkisë, tha se shumë ndërtesa dhe makina u dëmtuan, raporton Murcia Today.
Stuhia ishte më e forta e këtij lloji në Katalonjë në 20 vjetët e fundit, sipas qeverisë së rajonit.
Stuhi të forta janë parashikuar për Spanjën lindore pas valëve të nxehta gjatë verës.