Në një artikull në gazetën britanike The Guardian, autorja e shkrimit në fjalë, Emma Beddington, e ka vajtuar ngordhjen e kafshës së saj shtëpiake, Julius.
Julius kishte qenë një breshkë të cilën Beddingtoni e kishte gjetur në një dyqan kafshësh në Belgjikë.
“Unë dhe bashkëshorti im kishim pasur breshka si fëmijë dhe e adhuronim idenë rreth tyre”, ka shkruar ajo.
“Do të ishte mirë sikur ky të kishte qenë një tregim me fund të lumtur; por nuk është disa vite më vonë, u kthyem në shtëpi ku gjetëm pamjen e trishtueshme të Juliuist me penisin e tij të madh të dalë jashtë. E çuam te veterinari, cili ishte shokuar, duke e përshkruar si ‘ereksion që kishte shkuar keq”, por po ashtu ishte edhe i ngazëllyer”.
“Rifutja manuale dështoi, andaj ai vendosi që t’ia amputonte: Juliuisi kishte shpëtuar. U kthye në shtëpi për rikuperim, mirëpo nuk ishte vetja e tij e vjetër: dukej i topitur, i pavullnetshëm për të endur nëpër shtëpi, dhe larg jeshileve të tij”.
“Ai vazhdoi që të përkeqësohej dhe pak javë më pas ai vdiq, me shumë gjasë nga ndonjë infeksion post-operativ apo nga shoku”.