Një djalë 16-vjeçar ka humbur jetën pasi u sulmua me thikë në Bristol.
Incidenti ndodhi të mërkurën në mbrëmje, tha policia e Avon dhe Somerset. Kjo vjen pasi dy djem të tjerë adoleshentë u vranë në zonën Knowle West të qytetit në janar, shkruan The Independent.
Mason Rist, 15 vjeç dhe Max Dixon, 16 vjeç, u goditën me thikë për vdekje natën e së shtunës më 27 janar, me dhjetëra persona të arrestuar që atëherë.
“Ne u thirrëm nga shërbimi i ambulancës në orën 18:00 për të raportuar se një djalë ishte gjetur i plagosur në A420 West Street. Pavarësisht përpjekjeve më të mira të shërbimeve të urgjencës, fatkeqësisht ai ka ndërruar jetë në vendngjarje”, tha një zëdhënës i policisë.
“Viktima u sulmua në Rawnsley Park nga dy persona të maskuar, të cilët më pas u larguan nga vendi i ngjarjes me biçikleta”.