Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë raketat e saj të para me rreze të gjatë në Ukrainë.
Njoftimi vjen një javë pasi SHBA tha se po furnizonte gjithashtu një sistem raketash në Ukrainë.
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar tha se ushtria ukrainase do të stërvitet se si të përdorë raketat e sistemit raketor M270 me shumë lëshime në javët e ardhshme, shkruan BBC.
Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace tha se Mbretëria e Bashkuar po furnizonte trupat ukrainase me “armë jetike që u duhen për të mbrojtur vendin e tyre nga pushtimi i paprovokuar.
“Ndërsa taktikat e Rusisë ndryshojnë, po ashtu duhet edhe mbështetja jonë për Ukrainën”, shtoi ai.