Britania e Madhe do të strehojë 20 mijë emigrantë nga Afganistani

Britania e Madhe do të strehojë 20 mijë emigrantë nga Afganistani

Mijëra refugjatë afganë do të zhvendosen në Mbretërinë e Bashkuar. Ky është premtimi i qeverisë britanike pas krizës humanitare të shkaktuar nga ardhja në pushtet e talebanëve.

Sipas mediave ndërkombëtare bëhet me dije se në Britani do të strehohen deri në 20 mijë afganë dhe do t’iu ofrohen një jetë e përhershme gjatë viteve të ardhshme.

Në vitin e parë, 5000 refugjatë do të kenë të drejtë të jetojnë dhe përparësi nga kjo skemë do të kenë  gratë, vajzat dhe të tjerët në nevojë.

Sekretarja e Brendshme, Priti Patel, u bëri thirrje vendeve të tjera që të ndihmojnë, duke thënë se Britania e Madhe nuk mund të bëjë këtë gjë e vetme.

Nga ana tjetër partitë opozitare e kanë kritikuar qeverinë për këtë zgjidhje që ka propozuar. Mes personave që pritet të strehohen në Britaninë e Madhe janë shumë përkthyes dhe anëtarë të familjeve të tyre që kanë ndihmuar autoritetet britanike gjatë luftës në Afganistan.

Related Articles