Britania mirëpret progresin e arritur deri tani nga Kosova pas 14 vitesh sa ekziston si shtet. Përfaqësuesi i Britanisë ka deklaruar se tensionet e fundit ritheksojnë rëndësinë që Kosova dhe Serbia t’I kthehen dialgout për zgjidhjen e problemeve.
Ai ka deklaruar se janë tre hapa për ta bërë këtë.
E para, Kosova duhe të shmangë veprimey e njëanshme të cilat dëmtojnë dialogun dhe perspektivën e integrimeve evro-atlantike.
E dyta, Kosova të ushtroj kompetencat e saj kushtetuese në tërë territorin e saj sipas asaj që është përcaktuar në Kushtetutë.
Dhe e treta, Banka Qendrore në lidhje me rregulloren për rregullimin e valutave te huaja duhet te ndërtojë një plan i cili do t’u mundësojë serbëve të Kosovës që të marrin pagesat e tyre dhe përmes dialogut të gjendjet një zgjidhje e pranueshme në lidhje me këtë çështje.
Po ashtu, përgjegjësit për sulmin e armatosur në Bansjkë, duhe të merren përgjegjës.