Britania pezullon bisedimet tregtare me Izraelin

Britania pezullon bisedimet tregtare me Izraelin

Britania e Madhe pezullon bisedimet tregtare me Izraelin dhe thërret ambasadoren për shkak të bllokadës “të egër” të ndihmave.

Duke iu drejtuar deputetëve, ministri i Jashtëm britanik, David Lammy thotë se “kërcënimi i urisë qëndron mbi qindra mijëra civilë” në Gaza, të cilën e quan “të neveritshme”.

Ai thotë se bllokada 11-javore që ndalon arritjen e ndihmave humanitare në Gaza është “e patolerueshme dhe e egër”.

“Ata po izolojnë Izraelin nga miqtë dhe partnerët e tij në mbarë botën, duke minuar interesat e popullit izraelit dhe duke dëmtuar imazhin e shtetit të Izraelit në sytë e botës”, shtoi ai.

Lammy thotë se Britania e Madhe po pezullon negociatat me qeverinë izraelite për një marrëveshje të re tregtare pa tarifa dhe ka thirrur ambasadoren izraelite në Londër, Tzipi Hotovely, në Ministrinë e Jashtme.

Ai thotë se ministri për Lindjen e Mesme, Hamish Falconer, do t’i thotë Hotovelyt se “bllokada 11-javore e ndihmave për Gazën ka qenë e egër dhe e patolerueshme”.

“Bota po gjykon. Historia do t’i gjykojë ata. Bllokimi i ndihmave, zgjerimi i botës, injorimi i shqetësimeve të miqve dhe partnerëve tuaj. Kjo është e patolerueshme dhe duhet të ndalet”, shton ai.

Lammy vazhdon “unë i them tani popullit të Izraelit, ne duam një miqësi të fortë me ju të bazuar në vlerat e përbashkëta dhe me lidhje të lulëzuara midis njerëzve dhe shoqërive tona. Ne jemi të palëkundur në angazhimin tonë për sigurinë tuaj dhe për të ardhmen tuaj, për t’iu kundërvënë kërcënimit shumë real nga Irani, plagës së terrorizmit dhe të këqijave të antisemitizmit”.

“Por zhvillimi i luftës në Gaza po dëmton marrëdhëniet tona me qeverinë tuaj. Dhe siç ka thënë kryeministri, nëse Izraeli e ndjek këtë ofensivë ushtarake pasi ka kërcënuar se nuk do të sigurojë ofrimin e papenguar të ndihmës, ne do të ndërmarrim veprime të mëtejshme në përgjigje”, përfundoi ai.

Ndryshe, asnjë ushqim, karburant apo ilaç nuk ishte lejuar në Gaza që nga 2 marsi, një situatë që OKB-ja më parë e përshkroi si një “ndikim katastrofik” për popullsinë palestineze.

Related Articles