Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka deklaruar sot se nuk është arritur marrëveshje me Kosovën për targat dhe ka theksuar se edhe serbët nga Kosova dhe Beogradi kërkojnë që ato të nënshkruhen, zbatohen dhe respektohen.
Brnabiq theksoi se Beogradi është i shqetësuar sepse nuk i sheh frytet e bisedimeve me Bashkimin Evropian dhe SHBA-në në Prishtinë.
“Albin Kurti thotë se marrëveshja e Brukselit nuk ekziston. Këto janë sinjale të këqija. Ajo marrëveshje ekziston dhe duhet respektuar”, tha Brnabiq.
Ajo po ashtu theksoi se Beogradi pret që bisedimet që BE-ja dhe SHBA-ja po i zhvillojnë me Kosovën të japin fryte.
Ajo përkujtoi se sundimi i ligjit është parim evropian dhe se reflektohet në zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar dhe se Beogradi i ka përmbushur obligimet e veta shumë kohë më parë.
Ajo po ashtu ka thënë se sipas marrëveshjes për targat nga viti 2021, janë futur afishet, dhe se është rënë dakord që kjo të mos ndryshohet pa marrëveshjen e të dyja palëve, të cilën Kosova e ka shkelur në mënyrë të njëanshme.
Duke iu përgjigjur përmendjes së 20 modaliteteve nga Prishtina, Brnabiq tha se ata mund të kenë “gjithashtu 120 modalitete”.
“Unë nuk jam i interesuar për këtë. Kosova duhet të zbatojë atë që është nënshkruar,” tha Brnabiq.