Brnabiq për varrezat masive: Më vjen keq për të vrarët dhe familjet e tyre

Brnabiq për varrezat masive: Më vjen keq për të vrarët dhe familjet e tyre

Në Kuvendin e Serbisë po zhvillohet seanca në të cilën po diskutohet iniciativa për ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë.

Në debatin që po zhvillohet mes deputetit shqiptar, Shaip Kamberi dhe kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, kjo e fundit ka ironizuar me Kushtetutën e Kosovës, duke thënë se vlera e saj vërehet në faktin se ushtria nuk mund të krijohet pa miratimin e serbëve.

Pas këtyre deklaratave ka reaguar edhe deputeti Kamberi, i cili ka thënë se ka mundur t’i përmend edhe varrezat masive në Serbinë Qendrore, ku janë gjetur eshtrat e shqiptarëve në vendet si: Petrovo Selo dhe Batajnica.

Kryeministrja serbe ka pohuar se njëlloj sikur për vendet tjera mund të flasin edhe për Batajnicën dhe Petrovo Selo, si dhe ka shtuar se i vjen keq që kanë ndodhur këto gjëra.

“Më vjen keq për të gjithë të vrarët, familjet e tyre, të gjithë të zhdukurit që po i kërkojmë edhe sot, por Serbia në territorin e saj qendror ka kërkuar absolutisht të gjitha varrezat për të cilat kemi marr informacione nga Prishtina, Kryqi i Kuq.”

“Të gjitha përveç dy rasteve për të cilat aktualisht po mbledhim informacione shtesë dhe të cilat do t’i hetojmë. Ky është një shembull se si punohet dhe mos abuzoni me këtë dhe mund të ju them se Prishtina nuk ka bërë asgjë”, i është përgjigjur Bërnabiq-Kamberit.

Bërnabiq ka shtuar se në Kosovë janë mbetjet mortore të 350 personave të zhdukur, të cilat shteti i Kosovës, sipas saj, nuk po dëshiron t’i identifikojë.

Related Articles