Brnabiq: Vetëm pas zbatimit të asaj që është nënshkruar mund të flitet për diçka tjetër

Brnabiq: Vetëm pas zbatimit të asaj që është nënshkruar mund të flitet për diçka tjetër

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka thënë se marrëveshja për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, duhet të implementohet para se të bisedohet për diçka tjetër.

Brnabiq në Tv Pink ka thënë se vetëm pas zbatimit të asaj që është nënshkruar mund të flitet për diçka tjetër.

“Vetëm pasi që të implementohet çfarë jemi marrë vesh, ne mund të flasim për gjëra tjera”, tha Brnabiq  duke shtuar se Serbia është e zotuar për të vazhduar dialogun me Kosovën.

Kryeministri, Albin Kurti, sot do të udhëtojë në Bruksel, ku pritet të takohet me udhëheqësit e institucioneve të BE-së ku mes tjerash pritet të diskutohet edhe vazhdimi i dialogut me Serbinë.

Related Articles