Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë raportohet se e ka humbur sezonin pas lëndimit që pësoi pak ditë më parë.
Broja pësoi një lëndim të rëndë në ndeshjen miqësore të Chelseat kundër Aston Villës.
Lajmin e ka bërë të ditur edhe gazetari Fabrizio Romano.
“Armando Broja do të jetë jashtë për pjesën tjetër të sezonit pasi ai ka nevojë për një operacion pas dëmtimit të ACL – u tha se ai shpreson të jetë gati për fillimin e sezonit të ardhshëm”, njofton Romano në Twitter.
Sulmuesi shqiptar ka këputur ligamentin e kryqëzuar, siç quhet nga gazetari tjetër anglez, Nizaar Kinsella.
Armando Broja aktualisht është një nga lojtarët më të mirë shqiptar, teksa konsiderohet si e ardhmja e Kombëtares shqiptare të futbollit.