Armando Broja po kalon formë jetësore. Sulmuesi shqiptar ka shënuar dy gola në dy ndeshjet që startoi për Southamptonin, aty ku po qëndron si i huazuar nga Chelsea.
Dy golat e shënuar për Southamptonin kanë bërë që në Premierligë të jetë njëri prej më të përfolurve.
Broja është vetëm 20 vjeçar teksa ka një karrierë të madhe para vetes.
Ndërkohë, duke folur për Goal sezonin e kaluar, ai kishte thënë se do të tentojë ta kalojë Didier Drogban.
“Unë dua të përpiqem të kaloj Drogba. Mund të mos jetë e lehtë, por ky është mentaliteti im dhe si ndihem,” kishte thënë ai.