Sulmuesi i Chelsea dhe Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja vazhdon të kërkohet me ngulm nga klube të ndryshme.
Për shërbimet e 22-vjeçarit interesim kanë shprehur klube të Premier Ligës, disa nga Turqia e nga disa vende të tjera.
Së fundmi kanë shprehur interesim edhe disa klube turke, të cilave ende nuk i është zbuluar emri.
Gazetari italian Fabrizio Romano ka bërë të ditur se Broja nuk e ka në konsideratë kalimin e tij në ligën turke, në afatin kalimtar të janarit.
Interesimi dhe kërkesat e forta të klubeve turke nuk do ta ndryshojnë mendjen e futbollistit të Kombëtares shqiptare.
“Armando Broja nuk po e konsideron lëvizjen në ligën turke në janar – pavarësisht interesit të fortë dhe kërkesave konkrete. Interesi mbetet edhe nga klubet e Premierligë dhe liga të ndryshme jashtë vendit” – ka shkruar Romano në “X”.