Hoxhë Shefqet Krasniqi ka lëshuar një tjetër deklaratë skandaloze. Kësaj radhe ka dhënë “udhëzime” se si të dhunohet fizikisht një përdorues alkooli në familje. Me këtë rast ai ka nxitur dhunë.
Këto komente hoxha i njohur i bëri kur është pyetur se si të veprohet me familjarët që janë të varur nga alkooli.“Axha ka pi alkohol pastaj ka tentu me kall shpijen, çfare t’i bejme”, ka pyetur një ndjekës/e i tij.
Krasniqi ka pasur me deklaratat skandaloze tregon se si duhet të sulmohen flet ata që konsumojnë alkool.
Madje, madje thotë se personi që ka konsumuar alkool të paralajmërohet se e vrasin, në rast se përsëritet i njëjti veprim.
“Me t’ia lidhë durtë kadale, edhe me marrë nifarë kablle dikund t’hekrit që hekurosë, a nifar kanopi dikun qaty, a naj rryp t’fortë që e ka dikush. E me t’i hi atina, e me rreh, e me rreh, e mi sillë te tretë, ose me ia qitë ni qarshaf n’kry e me t’i ra, e me lonë ratë nja 1 javë ditë. E tani me thirrë Policinë, me thonë ky ke ka na mytë neve, e na s’mujtum ndryshe me nalë e bonem qishtu. E masanej mi thonë, me bo me ta ni zonin që pin najherë alkool, kena me t’mytë krejt, krejt t’mytum. Qatëhere ti tranohesh, e tranon grunë, e tranon fminë, e tranon nanën, e tranon motrën. Qe t’sulmon diçka, kërsitja shuplakë, sabah bonja, edhe thuj t’rrehi apet. Alkool n’shpi tane nuk guxon me pi, hiç me pi, me bo mu anku nana jote a dikush që ke pi alkool, t’myti.”
Në këtë video që tashmë është shpërndarë shumë, komentuesit kanë qenë të ashpër ndaj Hoxhës.
“Qysh i mëson njerëzimin me bo tortura dhe tani me rrejtë Policinë”; “O hoxhë, nuk ban me nxitë dhunë në familje se edhe në Kuran shkrun se ai që nxit është ma i keq se ai që vepron”; “Çfarë hoxhe je kur mundohesh me myt njerëz…”; “Unë qysh e di feja është kundër dhunës a këto fjalët e tua po e thonë të kundërtën”; “Qishtu mjeran veç nxitë dhunë mbasi s’din ma mirë”; Hoxha t’u i mësu njerëzit qysh me bo krime familjare…”.