Bryant: Qeveria duhet t’ia konfiskojë pasurinë Abramoviqit

Bryant: Qeveria duhet t’ia konfiskojë pasurinë Abramoviqit

“Qeveria duhet t’ia konfiskojë pasurinë miliarderit rus, Roman Abramoviq”, ka thënë një politikan në Britani, duke ngritur shqetësime edhe për korrupsion.

Politikani Chris Bryant ka thënë se ka gjetur një dokument që thotë se pronari i klubit futbollistik Chelsea, nuk duhet të qëndrojë në Mbretërinë e Bashkuar.

Bryant kishte shkruar në vitin 2019 dhe “pak” është bërë që nga ajo kohë.

Një zëdhënës i Abramoviqit ka refuzuar ta komentojë çështjen.

Më herët gjatë kësaj jave, Qeveria britanike ka bërë të ditur se do të jap sanksione për tre miliarderë që janë të lidhur me presidentin Vladimir Putin, si reagim i Mbretërisë së Bashkuar ndaj veprimeve të Rusisë në Ukrainë.

Abramoviqi është një nga rusët më të pasur dhe besohet se është shumë i afërt me Putinin.

Bryant ka thënë po ashtu se Abramoviqi nuk duhet të lejohet të mbetet pronar i skuadrës së Chelseat.

Related Articles