Gianluigi Buffon ka shkruar një mesazh emocional për tifozët e Juventusit pas fitores në Kupën e Italisë , ku ai ishte në portë dhe e ngriti në fund trofeun.
Portieri po largohet nga Juve për herë të dytë dhe la të kuptohet se në moshën 43 vjeç ai është ende i etur për të vazhduar karrierën e tij duke luajtur diku tjetër.
Ai luajti në ndeshjen që Juve mundi Atalanta me rezultat 2-1 për të ngritur trofeun e Kupës së Italisë.
“Ju ishit korniza brenda së cilës unë pikturova historinë time të Bianconerëve”.
“Për 20 vjet nuk më braktisët kurrë, gjithnjë më mbështetët dhe më inkurajuat. Së bashku u fundosëm dhe së bashku u rilindëm”.
“Së bashku kemi përjetuar gëzim të pafund dhe së bashku kemi përjetuar zhgënjim të thellë”.