Një nga portierët më të mirë të të gjitha kohërave, Gianluigi Buffon, ka zgjedhur pesë portierët që beson se janë aktualisht më të mirët në botë.
Buffon vendosi në vend të parë portierin e Real Madridit, Thibaut Courtois, ashtu siç pritej, ndërsa në vendin e dytë, portierin aktual të PSG-së, Gianluigi Donnarumma.
Në vendin e tretë, sipas zgjedhjes së Buffon, është Manuel Neuer, i katërti portieri i Atletico Madridit, Jan Oblak, dhe i pesti portieri i Milanit, Mike Maignan, që është edhe surpriza më e madhe në zgjedhjen e tij.
Mes atyre që u përmendën, nuk ka vend, për shembull për portierin e Liverpoolit, Alisson, as Edersonin, që ruan portën e e Manchester Cityt.
Së fundmi për këtë temë ka folur edhe Iker Casillas, ku emrat e zakonshëm në përzgjedhjen e tij dhe të Buffon janë Courtois, Neuer dhe Oblak.
Casillas përfshiu portierin e Manchester Cityt, Ederson dhe portierin e Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen në mesin e pesë më të mirëve në botë.
Megjithatë, të dy ata vendosën në vend të parë portierin e Realit, Thibaut Courtois.
Buffon është ende aktiv në futboll dhe aktualisht është anëtar i Parmës dhe këtë sezon ai mbrojti në dy ndeshje.
Sezonin e kaluar, po ashtu me fanellën e Parmës, ai mbrojti në 26 ndeshje, ndërsa tetë herë mbajti portën e pastër.