Bugaqku: Osmani nuk duhet ta mandatojë sërish Kurtin për kryeministër

Bugaqku: Osmani nuk duhet ta mandatojë sërish Kurtin për kryeministër

Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka vlerësuar se presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nuk duhet ta mandatojë sërish Albin Kurtin për postin e kryeministrit, nëse Lëvizja Vetëvendosje e ripropozon atë.

Në emisionin “Ditari” në Tëvël, Bugaqku ka thene se, sipas interpretimit të Gjykatës Kushtetuese, kur mandatari i parë dështon ta formojë shumicen parlamentare, ai nuk eshtë më “i denjë” për t’u mandatuar përsëri.

Sipas tij, presidentja ka disa kritere mbizotëruese gë duhet t’i marrë parasysh gjatë konsultimeve për formimin e geverisë në rundin tjetër.

“Unë ende nuk jam i sigurt që presidentja ua ka dhënë te drejtën atyre që ta propozojnë persëri mandatarin, sepse jemi në një faze ku eshtë në dorën dhe diskrecionin e presidentes të vlerësojë se kujt i jepet mandati herën tjetër, ose kush caktohet kandidat per formimin e geverisë së re. Nëse presidentja vendos qe t’ia japë të drejtën e ripropozimit LVV-së, ajo duhet të ketë kujdes se çfarë propozimi po i vjen nga kjo parti. Nëse eshtë kandidati i njëjtë, nuk duhet ta pranojë, sepse edhe Gjykata Kushtetuese e ka përcaktuar qartë se, në rastin kur mandatari i parë dështon, eshtë në diskrecionin e presidentes të vlerësojë se cila parti ka gjasa të formojë shumicën dhe ta dërgojë mandatarin në Kuvend. Por kandidati qe eshtë konsumuar një herë, që eshtë votuar dhe ka dështuar ta formojë shumicen, nuk eshtë mëi denjë, sepse deputetët e Kuvendit e kanë refuzuar dhe nuk i kanë dhënë besimin. Për presidenten, kjo çeshtje eshtë fakt i kryer”, ka deklaruar Bugaqku.

Related Articles