Rreth 50 bujq nga Komuna e Lipjanit, do të dalin sot në protestë për pakënaqësitë në lidhje me emrat e përzgjedhur nga Komuna për kompensimin e dëmeve nga reshjet e këtij viti, të cilat janë dërguar në Ministrinë e Bujqësisë.
Protesta është thirrur për të martën në ora 9:00, dhe parashihet bllokimi i rrugës me traktorë para objektit të Komunës së Lipjanit.
Bujqit lipjanas po ankohen se ndaj tyre është bërë padrejtësi dhe janë anashkaluar nga ekzekutivi lokal./Gazeta Enigma/