Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është takuar me ambasadorin e Bullgarisë, Hristo Gudjev.
Gudjev ritheksoi veçmas gatishmërinë e bashkëpunimit ndërparlamentar, si dhe përkrahjen e shtetit bullgar për perspektivën euroatlantike të Kosovës.
Tutje, ambasadori Gudjev e ka uruar të parin e Kuvendit për detyrën e re, ndërsa Konjufca e ka uruar Gudjev për mbajtjen e zgjedhjeve të suksesshme në Bullgari, duke shfaqur shpresën për vazhdimin e bashkëpunimit me institucionet e reja të shtetit bullgar.
Situata me pandeminë dhe përpjekjet për sigurimin e vaksinave ishte po ashtu në fokus të takimit, me ç’rast u konstatua se lufta kundër pandemisë mbetet prioritet kryesor i institucioneve tona shtetërore.
/Gazeta Enigma/